Në ceremoninë për betimin e këshillit bashkiak dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar si një godinë pa vlerë dhe që së shpejti do të shembet për hir të së ardhmes.

Rama: Është kryekëput e pavërtetë se do t’i jepen privatit pjesë nga trualli që sot ka teatri. E dyta, pjesa nga bashkia që do t’i japë është një karakatinë parkingu. Ajo gjendet jashtë pjesës fundore të murit të teatrit.

Ai truall do të jepet në këmbim të investimit që bashkia do t’i japë privatit për të financuar Teatrin. Bashkimi i interesave të publikut dhe privatit në këtë rast është thuajse ideal sepse jemi në kushtet e një partneriteti publik dhe privat që nuk u kushton taksapaguesve.  

As nuk po shembim ndonjë vlerë arkitektonike dhe as nuk jemi ne që mund të akuzohemi si indiferentë të asaj pjese. Madje është merita jonë që pjesa e çmuar e asaj pjese doli në dritë që nga kompleksi i ministrive e deri tek tribuna qendrore e Gerardo Bozës.

Edhe sikur të donim ta ruanim dhe ta restauronim ngrehinën e sotme të teatrit do të ishte investim thuajse i pamundur sepse materiali ndërtimor iu asaj ngrehine është i pa rikuperueshëm por edhe i kotë deri në absurd sepse ajo ngrehinë nuk ka asnjë vlerë por nuk ka as hapësirat e mjaftueshme.

Tani, për ata që janë mësuar me hilet përpara rregullave dhe shohin gjithmonë hile pas çdo pune, duhet thënë se nëse ne do ta konsideronim idenë e ruajtjes jo duke e restauruar por duke shembur dhe rindërtuar pikë për pikë, por këtë herë me materiale të qëndrueshme në kohë do të kushtonte shumë më pak të sipërmarrësve privatë. Do merrte edhe konsensusin e atyre vazhdojnë të protestojnë në emër të disa vlerave imagjinare”, tha Rama.

Lexo po ashtu:  Edhe një deputet tjetër i LDK’së i infektuar me Covid-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *