Hermann Hesse
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ty tu përvodha …dhe miqve …edhe verës
I trembesha për vdekje unë shikimit tënd therrës!
Veç n’krahë të dashurisë e tingull të lahutës të harroja…
Unë, biri i pabesë, të tradhtoja!
Por ti në heshtje prapë pas më vije,
e bëheshe ti njësh me verën që në dorë mbaja si pije,
aty, me mua dhe në netë të zymta dashurie,
por dhe n’dallëdisjet e mia prej fëmije!!
Tani e përtërin ti këtë krijesë të rraskapitur,
kokën ma mban në prehrin tënd si një fëmijë,
e kthehem unë nga çdo largim, çdo e papritur…
Çdo çmenduri e imja,
veç një rrugë tjetër për tek ti!
*Titulli i origjinalit: “Melankolisë” – Përktheu: Juliana Vogli





