Me synim rritjen e sigurisë të furnizimit me energji elektrike dhe në mbështetje të sezonit turistik bregdetar në jug të vendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group sh.a, bëri të mundur instalimin e nënstacionit të lëvizshëm në fshatin turistik të Borshit, Sarandë.

Ky nënstacion, investim i OSHEE, është i lidhur me rrjetin 35 kV dhe bashkërendon me nënstacionet e tjera, atë të Bunecit dhe Himarës, si garanci e rritur për furnizim normal me energji elektrike.

Nënstacioni me fuqi 7,5 MVA furnizon fshatrat turistikë të Borshit, Qeparoit dhe Fterrën.

Përmes nënstacionit të lëvizshëm të vendosur në Borsh reduktohet ngarkesa e linjave elektrike për Lukovën, Piqerasin, Vunoin dhe Dhërmiun.

Lexo po ashtu:  Aktivistja e feministja, që nuk di të shkruaj mirë shqip, ofendon Vjosa Osmanin: Është simbol i kurrçkafit, karrieriste manipulative, ingje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *