Me synim rritjen e sigurisë të furnizimit me energji elektrike dhe në mbështetje të sezonit turistik bregdetar në jug të vendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group sh.a, bëri të mundur instalimin e nënstacionit të lëvizshëm në fshatin turistik të Borshit, Sarandë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ky nënstacion, investim i OSHEE, është i lidhur me rrjetin 35 kV dhe bashkërendon me nënstacionet e tjera, atë të Bunecit dhe Himarës, si garanci e rritur për furnizim normal me energji elektrike.
Nënstacioni me fuqi 7,5 MVA furnizon fshatrat turistikë të Borshit, Qeparoit dhe Fterrën.

Përmes nënstacionit të lëvizshëm të vendosur në Borsh reduktohet ngarkesa e linjave elektrike për Lukovën, Piqerasin, Vunoin dhe Dhërmiun.
