Krerët e inteligjencës gjermane paralajmërojnë rrezikun e spiunazhit rus dhe përgatitjet për konflikt ushtarak me NATO-n. Bruno Kahl, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, gjatë raportimit në Parlament, tha se gatishmëria e Moskës për të përdorur masa hibride dhe të fshehta ka arritur një “nivel të paparë më parë”. Ai shtoi se “konfrontimi i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n është bërë opsion për Moskën”.

Qëllimi i Kremlinit është të ndajë Perëndimin në mënyrë që të pengojë aftësinë e Evropës për t’u mbrojtur duke forcuar ushtrinë ruse në përgatitje për një sulm të mundshëm”, u tha Kahl deputetëve gjermanë.

Putini do të vazhdojë të testojë linjat e kuqe të Perëndimit dhe do të përshkallëzojë më tej konfrontimin,” tha ai. “Forcat e armatosura ruse ndoshta do të jenë në një pozicion, në aspektin e personelit dhe materialit, për të nisur një sulm kundër NATO-s më së voni deri në fund të kësaj dekade”.

Qëllimi përfundimtar i Putinit sipas tij është “nxjerrë SHBA-në nga Evropa” dhe të rivendosë kufijtë e NATO-s të fundit të viteve 1990, duke krijuar kështu një “sferë të ndikimit rus” dhe duke vendosur një “rend të ri botëror”. .”

Thomas Haldewang, kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës – agjencia e brendshme e inteligjencës gjermane – tha se agjencia që drejton ka konstatuar “sjellje agresive nga shërbimet e inteligjencës ruse” dhe se spiunazhi dhe sabotimi nga aktorët rusë në Gjermani janë rritur “si në sasi, edhe në cilësi”.

Në fillim të këtij viti, CNN raportoi se autoritetet e inteligjencës amerikane dhe gjermane kishin penguar një komplot rus për të vrarë CEO-n e prodhuesit të armëve Rheinmetall, i cili ka prodhuar armë që autoritetet gjermane ia kanë dërguar Ukrainës.

Lexo po ashtu:  Cilat gjuhë mësohen më së shumti në vendet e BE-së