Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

293 ndeshje si trajner i Milanit, 105 ndeshje si trajner i Juventusit, 241 ndeshje si trajner i Romës; kampion me të tria skuadrat, edhe pse titujt me Juventusin iu hoqën për çështjen “Calciopoli”. Lidhja që Fabio Capello ka më tri klubet në fjalë nuk e ka prekur mendimin e tij objektiv sa i përket skuadrës favorite për titullin kampion.
Për ish-trajnerin edhe të Real Madridit, Anglisë e Rusisë, favoriti për të triumfuar këtë sezon në Serinë A është Interi.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Interi ia ka dalë të mbajë lojtarët më të mirë, Conte ka dy formacione në dispozicion, i ka rolet e dubluara. Mendoj se Interi është më pranë titullit se çdo skuadër tjetër”. 74-vjeçari analizoi edhe Juventusin e Pirlos, teksa dha një opinion të shkurtër edhe për Atalantën, Napolin, Milanin e Romën.

Lexo po ashtu:  Neymar nuk mund të kthehet më te Barça

“Juventusi po kërkon të rinojë skuadrën. Kulusevski, Chiesa, McKennie janë të gjithë lojtarë të rinj, pra mendoj se është një kantier ndërtimi. Atalanta është një rrezik për Interin e Juven, po ashtu si Napoli. Më pas shoh Romën e Milanin si kandidatë për trofeun”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *