Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti sot në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland, me të cilin ka biseduar për tema të ndryshme, si zhvillimi ekonomik, luftimi i korrupsionit dhe investimet e huaja.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Wieland, shprehu entuziazmin për formimin e qeverisë së re dhe për synimin e saj për ta luftuar korrupsionin, duke thënë se korrupsioni e rrit mosbesimin e qytetarëve dhe e bën të pamundur funksionalizimin e vërtetë të institucioneve.

Ndërsa, kryeministri Kurti nënvizoi se investimet nga jashtë ndihmojnë strukturimin e ekonomisë së brendshme.

Hapësirë e sponsorizuar

“Suksesi i mërgatës në Kosovë do të shërbejë si dëshmi për investuesit e tjerë të huaj. Për punën vlen modeli i sistemit dual, sipas përvojës së Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Ndërlidhja e arsimit cilësor me korrektësinë e tregut të punës përbën një strategji që e tejkalon mandatin elektoral”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu:  “Lahuta e Malcis” u botua falë Faik Konicës me paratë që i dedikoheshin një libri të Filip Shirokës? Ja kush e sponzorizoi botimin e parë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com