Ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko, ka hequr kostumin e kryebashkiakut të Kievit dhe ka veshur atë të ushtarakut.

Ai ndodhet në terren dhe shprehet i gatshëm për të mbrojtur vendin nga agresioni rus Në një intervistë për mediat gjermane, Klitschko, tregon se është gati të luftojë e të japë jetën për Ukrainën.

“Ne po përgatitemi në të gjithë Ukrainën me bindjen se presidenti rus Vladimir Putin do të japë urdhrin e luftës. Si ushtar, dikur jam betuar të mbroj vendin dhe tani jam gati të luftoj për atdheun”, u shpreh Klitschko.

Më tej, Klitschko kërkoi dhe ndihmën e vendeve të BE, e cila sipas tij në këto momente është më e nevojshme se kurrë, përcjell e pavarura MekuliPress.com

Lexo po ashtu:  Erdogan: Turqia nuk do ta mbajë më e vetme barrën e emigrantëve. “Qëkur Turqia hapi kufijtë, më shumë se 100000 emigrantë janë nisur për në Evropë dhe ky numër, së shpejti, do të arrijë në një milion”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *