Islanda votoi  kundër rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian 13 vjet pasi ato u ndërprenë. Në referendumin e mbajtur sot, islandezët zgjodhën opsionin “Jo” në masën 52.8% e votuesve, ndërsa 47.2% thanë “Po”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Diferenca prej 12 600 votash përcaktoi drejtimin që duhet të ndjekë tashmë qeveria e qendrës së majtë të kryeministrit Kristrún Frostadóttir.

Pjesëmarrja në referendum ishte 82.5%, ndërkohë që i gjithë ishulli ka 270 000 njerëz me të drejtë pjesëmarrjeje në referendum.

Referendumi ishte parashikuar të mbahej në vitin 2027, por tensionet ndërkombëtare, përfshirë kërcënimet e presidentit amerikan kundër Groenlandës, e detyruan qeverinë islandeze ta afronte mbajtjen e tij.

Megjithatë, debati për anëtarësimin në BE, në ishullin me 400 mijë banorë është përqendruar më shumë te benefitet ekonomike sesa shqetësimet që lidhen me sigurinë.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti mund të kandidojë për kryeministër i vendit por jo edhe për deputet i Kuvendit.

Duke qenë pjesë e tregut të përbashkët europian dhe zonës Shengen, anëtarësimi në BE do t’i jepte Islandës bashkimin doganor dhe integrimin në Eurozonë.

Islanda e nisi rrugën e anëtarësimit në BE në vitin 2009, pas krizës financiare të vitit 2008 dhe kolapsit të sistemit bankar të Islandës.

Procesi kishte nisur të avanconte, por ardhja në pushtet e një qeverie euroskeptike në vitin 2013 i pezulloi bisedimet. Një nga pengesat kryesore u bënë të drejtat e peshkimit.

Industritë e peshkimit dhe të detit përbëjnë pothuajse 40% të eksporteve të Islandës dhe shumë prej votuesve që thanë “Jo” kishin frikë se do të hiqnin dorë nga një pjesë e kontrollit të zonave të tyre fitimprurëse të peshkimit, sipas politikës së përbashkët të peshkimit të BE-së.

Pyetja në fletën e votimit ishte: “A duhet që Islanda të rifillojë negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian?

Një votë pro nuk do të kishte qenë një vendim përfundimtar për t’u bashkuar me BE-në. Ajo do të bëhej hapi i parë drejt një marrëveshjeje pranimi, e cila më pas do të duhej të miratohej nga një referendum i dytë.

Lexo po ashtu:  Të pakorruptuarit e shtetit do të vendosin kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Pajaziti, Zejnullahu, Hoxha e Konushevci

Po ashtu, vota kundër nuk përjashton mundësinë që Islanda t’i rifillojë bisedimet në të ardhmen.

BBC /  

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com