Isopolifonia shqiptare është pjesë në listën e pasurive botërore të mbrojtura.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s, vizituan Muzeun e ri Etnografik, në Gjirokastër, ku krahas shumë asetve kulturore spikat edhe isopolifonia.

“Nga Vjosa në Gjirokastrën e UNESCO-s ku ç’të shohësh më parë, por sigurisht nuk mund të mungonte një vizitë në Muzeun e ri Etnografik, aset i kulturës sonë kombëtare dhe një pikë e re turistike në qytet”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja bëri të ditur se, “përpara se t’i dorëzohej “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i bashkisë Flamur Golemi dhe me mirënjohjen e gjithë gjirokastritëve, kishim edhe një surprizë të bukur për Drejtoreshën e Përgjithshme, Audrey Azoulay, që jo veç e dëgjoi, por edhe e këndoi isopolifoninë, që po ashtu bën pjesë në listën e pasurive botërore të mbrojtura”./atsh/

Lexo po ashtu:  Çmimet që shpenzojnë familja Kardashian për pamjen e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *