Izraeli ka njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për ndërprerjen e marrëdhënieve me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Njoftimi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme izraelite pas miratimit javën e kaluar të dy projektligjeve që ndalojnë UNRËA-n të veprojë në Izrael.
“Në emër të ministrit, Israel Katz, Ministria e Jashtme ka njoftuar OKB-në për anulimin e marrëveshjes ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe UNRËA-së”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“UNRWA, organizata punonjësit e së cilës morën pjesë në masakrën e 7 tetorit dhe shumë të tjerë që janë agjentë të Hamasit, është pjesë e problemit në Rripin e Gazës dhe jo pjesë e zgjidhjes”, tha Katz.




