Jennifer Aniston u rikthye me një rol dramatik në “The morning show”, por ajo ka treguar se i është dashur të luftojë shumë që të tjerët mos ta shihnin vetëm në rolin e Rachel Green. Në vitet 2000, Jennifer ishte protagoniste e “Friends” një serial komik, në rolin e Rachel Green. Fama e të gjithë protagonisteve shkoi përtek asaj që mendohej dhe “Friends” është edhe sot një nga serialet më të pëlqyer në botë. Por si e ka përjetur Anniston këtë? “Ti lodh veten. Nuk mund ta hiqja nga vetja Rachel Green për të gjithë jetën time. Nuk mund t’i largohesha “Rachel nga Friends-at” dhe është i ‘ndezur’ gjithë kohën dhe ti mendon: “Boll e luajte atë dreq seriali”, shprehet ajo duke qeshur. “Isha e tmerruar sepse mendoja se dija të bëja vetëm atë, duke qenë se njerëzit më shihnin vet?m brenda atij roli”, vazhdoi Aniston duke treguar se mori pjesë në “The good girl” vetëm për t’ju treguar të gjithëve asokohe që dinte të bënte edhe role të tjera. Duke qenë se së fundmi është pjesë e dramës “The morning show”, aktorja ka treguar se kur luan komedi është e vështirë të të shohin si aktore në dramë dhe anasjelltas. “Nuk e kuptojnë se ne jemi aktorë dhe në fakt aty është çelësi i çdo gjëje”, shtoi Aniston.

Lexo po ashtu:  Unaza e Kobe Bryant shitet për 206 mijë dollarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *