Pështjellim ka krijuar në Greqi një deklaratë e ambasadorit amerikan Jeffrey Paiat se Shtetet e Bashkuara kanë prova të përpjekjeve ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në vendin fqinj.

“Ne kemi parë prova të përpjekjeve të Rusisë për të minuar rolin e Patriarkut Ekumenik. Tani mund t’ju them se kam parë prova të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme greke” tha diplomati amerikan në një prononcim për televizionin grek Antena.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli Atlantik paralajmërojnë një valë sulmesh dezinformuese përpara zgjedhjeve evropiane ku në shënjestër sipas ambasadorit amerikan është edhe Greqia.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Vlen të përmendet se këto deklarata u bënë në javën e informimit në Athinë, pjesë e fushatës amerikane kundër dezinformimit. Qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisim ndërgjegjësimin se institucionet greke dhe shtypi grek të jenë vigjilent dhe në gjendje të reagojnë në mënyrën e duhur”– tha Paiat.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  George Floyd do të varroset me 8 Qershor, familja kërkon paqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *