Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Pështjellim ka krijuar në Greqi një deklaratë e ambasadorit amerikan Jeffrey Paiat se Shtetet e Bashkuara kanë prova të përpjekjeve ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në vendin fqinj.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Ne kemi parë prova të përpjekjeve të Rusisë për të minuar rolin e Patriarkut Ekumenik. Tani mund t’ju them se kam parë prova të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme greke”– tha diplomati amerikan në një prononcim për televizionin grek Antena.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli Atlantik paralajmërojnë një valë sulmesh dezinformuese përpara zgjedhjeve evropiane ku në shënjestër sipas ambasadorit amerikan është edhe Greqia.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Vlen të përmendet se këto deklarata u bënë në javën e informimit në Athinë, pjesë e fushatës amerikane kundër dezinformimit. “Qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisim ndërgjegjësimin se institucionet greke dhe shtypi grek të jenë vigjilent dhe në gjendje të reagojnë në mënyrën e duhur”– tha Paiat.

Lexo po ashtu:  Nëse fitoj, Franca largohet nga NATO

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com