Anëtari i Drejtorisë së Policisë së Pribojit, Marko Pantoviq, ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, në të cilën së bashku me kolegët e tij polic, gëzohet me vargjet e një kënge gjenocidale fashiste ku thuhet:
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Srebrenicë, ti je shumë i dashur për mua, shpresoj të ndodhë tre herë përsëri”.
Për këtë ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit.
“Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”, shkroi Kamberi.




