“Ktheje dhimbjen në zemërim. Zemërimin në motivim dhe motivimin në sukses.”

“Vështirësitë në jetë nuk vijnë të të shkatërrojnë. Vijnë që të përmbushin potencialin dhe fuqinë e fshehur që ke.”

“Kur u uron të mira të tjerëve, gjëra të mira vijnë tek ti. Eshtë ligj i natyrës.”

“Mjaft pritët besnikëri, nga ata që nuk të japin dot as ndershmëri.”

“Kurrë mos u përgjigj kur ndjen zemërim. Kurrë mos bëj premtim kur ndjen gëzim. Kurrë mos merr vendim kur ndjen trishtim.”

“Mos eja në funeral të më tregosh sa më do, tregomë sa më do ndërkohë që jam gjallë.”

“Mos harro asnjëherë se situata aktuale nuk është destinacioni yt final. Më e mira s’ka ardhur ende.”

“Besimi është gjithçka. Por kur e thyen, “më vjen keq” nuk vlen për asgjë.”

“Nëse ndihmon dikë dhe pret diçka në këmbim, po bën biznes, jo mirësi.”

“Mos hiq dorë. Dita jote do të vijë. Eshtë thjesht çështje kohe.”

“Kurrë mos i trego askujt planet e tua. Vetëm tregoju rezultatet.”

“Mos harxho kohë me hakmarrje. Ata që të lëndojnë do të përballen me karma-n e tyre.”

“Asnjëherë mos i urre xhelozët. Janë xhelozë sepse mendojnë që ti je më mirë se ata.”

“Asnjëherë mos qaj për personin që të lëndon. Buzëqesh dhe falënderoje që të jep shansin të njohësh dikë më të mirë.” /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *