Fëmijët e prindërve të ndarë kanë më shumë gjasa të kalojnë në mbipeshë, sipas hulumtimit.

Shkencëtarët zbuluan indeksin e masës trupore (BMI) prej 7500 të rinjve prej 1-11 vjeç.

Ata zbuluan se indeksi trupor mesatar i fëmijëve, nënat dhe baballarët e të cilëve ishin ende bashkë, deri në fund të studimit ishte 19.

Në të kundërt, indeksi ishte 19.5 për fëmijët e prindërve të ndarë, gjeti ekipi i Shkollës së Ekonomisë në Londër.

Ekspertët sugjerojnë se fëmijët e shtëpive me probleme familjare kanë më shumë gjasa të hanë jo-shëndetshëm, pasi prindërit e tyre kanë më pak kohë për të përgatitur ushqim të shëndetshëm. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Kujdes! Ja çfarë ndodh nëse konsumoni 3 vezë në ditë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *