Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije ka uruar serbët me rastin e Pashkës, e cila simbolizon Ngjalljen e Krishtit të kryqëzuar.

Në urimin e tij, kreu i Kishës Ortodokse, përsëri u kujdes që të ngjallte nacionalizmin serb dhe integritetin territorial të Kosovës. Kisha serbe nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës të shpallur në 17 shkurt 2008 por e njeh “Botën e madhe Serbe”.

Ndërsa uron serbët në Kosovë, patriarku nacionalist thotë se ajo është djepi shpirtëror dhe kombëtar i Serbisë.

“Kisha dërgon përshëndetje dhe lutje atërore kudo ku jetojnë serbët ortodoksë, veçanërisht ata në Kosovë dhe Metohi, djepin tonë shpirtëror dhe kombëtar, pavarësisht tundimeve dhe mundimeve që ata kanë, kisha e tyre mëmë do të jetë gjithmonë me ta si më parë”.

Patriarku fashist serb vijoi edhe më tej, ndërsa tha se përkushtimi i Serbisë për Kosovën është i përjetshëm, madje e cilësoi si një çështje qiellore.

“Besnikëria jonë e thellë nga ruajtë për fatin e pagëzimit dhe ringjalljes së iluministit tonë Shën Sava, populli serb qoftë përkushtimi ynë i Testamentit të Ri. Përkushtimi për Kosovën na drejtoftë në kuptimin e përjetshëm. Mbretëria tokësore është për të vegjlit, ndërsa ajo qiellore është përgjithmonë”.

Lexo po ashtu:  Meta kundër minishengenit, vlerëson paraqitjen e Kurtit në Munih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *