Prezantuar nga Nubia në Kongresin Mobil Botëror, Nubia Alpha është një pajisje hibride e çuditshme. Ka ekran prej 4-inç me 960×192 OLED.

Megjithatë nuk ka specifikat e një smartphone sepse është i kufizuar në 1GB RAM dhe 8GB memorie dhe bateri vetëm 500mAh.

Ekrani OLED 4-inç është fleksibël. Pajisja ka një kamër 5-megapiksel frontale dhe kompania thotë se pajisja ka 1-2 ditë jetëgjatësi baterie.

Sipas provave që janë bërë pajisja mund të përdoret për të telefonuar dhe shkruar mesazhe. Ka disa aplikacione e madje akses në internet pa një lidhje me një smartfon. Rripat e fitnesit zakonisht qasen në internet duke lidhur me anë të Bluetooth me një smartphone, por pajisja e ZTE ka teknologjinë e SIM.

Dy variante të pajisjes do të lançohen: Bluetooth ose e SIM, modeli Bluetooth shitet për 449 euro në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Kinë në tre mujorin e dytë të vitit.

Versionet e SIM shitet për 550 euro në Kinë, Evropë dhe Amerikë në fund të vitit, njofton PC World Albanian.

Lexo po ashtu:  GËNJESHTRAT – Dritëro Agolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *