Kompani e biznese në mbarë globin po i përshtasin tashmë hapësirat e tyre të punës për prodhimin e pajisjeve për punonjësit e vijës së parë të frontit kundër pandemisë, në një kohë kur kërkesa për mallrat dhe shërbimet që ata ofrojnë, ka rënë si pasojë e përhapjes së COVID-19. Kjo përpjekje botërore përfshin biznese të mëdha e të vogla, nga kompani që prodhojnë makina garash tek karrocat që tregtojnë ushqime.

Një kompani që prodhon doreza luksoze në Francë ka përshtatur aktivitetin e saj për të prodhuar doreza prej pëlhure që lahen, për punonjësit e vijës së parë të frontit kundër pademisë.

“Kur nisëm të flasim rreth mundësisë për t’i dhënë fund karantinës dhe duke dashur t’i bëjmë njerëzit të ndjehen të sigurt, biseduam shumë rreth maska dhe thashë me vete, duhet të jemi pjesë e kësaj përpjekjeje. Mendova që maskat mund t’i bëjnë shumë njerëz, ndërsa dorezat janë shumë më të vështira”, thotë Sophie Grégoire, Presidente “Agnelle”.

Në Britani, punëtorët e një kompanie që prodhon makina garash po prodhojnë tashmë respiratorë dhe pajisje testimi për spitalet në të gjithë vendin. “McLaren” është një prej shumë kompanive që ka ndryshuar aktivitetin e saj si pjesë e nismës së qeverisë për prodhimin e respiratorëve.

“Për mua, të jem në gjendje të punoj si vullnetar e të bëj diçka që bën ndryshim, është një faktor i madh motivues”, thotë Richard Wilcox, Inxhinier mekanik “McLaren”.

Lexo po ashtu:  Perëndimi humb durimin, paralajmërohen masa të ashpra ndaj Serbisë

“E gjithë puna jonë është punë krijuese, bazohet tek shpikjet dhe gjetja e mënyrës më të mirë për të bërë diçka”, thotë John Sutton.

Në Belgjikë, ekspertët po përdorin printimet 3D për të prodhuar pajisje plastike që mund të shndërrojnë maska për zhytje në ujë në mburoja mbrojtëse për fytyrën për personelin mjekësor.

“Unë dhe kolegët e mi për një periudhë kohë ishin të shqetësuar se mund të vinte ndonjë moment që do të kishte mungesë pajisjesh mbrojtëse në spital, ndaj bëmë përpjekje për zgjidhje alternative”, thotë Dr. Benedicte Geniets.

Më shumë se pesë mijë kilometra larg, në Afganistan, Marzia Sikandar, veshur nga koka tek këmbët me pajisje mbrojtëse, nget karrocën e saj me të cilën zakonisht tregton ushqime. Por në vend që të gatuajë hamburger si dikur, ajo ofron shërbime për larjen e duarve, duke spërkatur njerëzit me dezinfektues dhe duke shpërndarë maska për fytyrën.

“Në karrocë kam pajisje dhe maska sanitare, shpërndaj 60 deri në 70 maska në ditë. U shpjegojmë njerëzve çështjet që lidhet me shëndetin dhe i këshillojmë ata të lajnë duart”, Marzia Sikandar, tregtare

Lexo po ashtu:  Plogështia e shqiptarit

Në Kabul, rreth 40 automjete të tilla që tregtojnë ushqime dhe punojnë me energji diellore janë shndërruar në automjete dezinfektimi në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Qeveria siguroi fonde për të shndërruar funksionin e këtyre automjeteve dhe po financon gjithashtu për blerjen e pajisjeve dezinfektuese, maskave për fytyrën dhe të sigurojë fonde për pagat e punonjësve.

Kur pandemia e koronavirusit të vihet nën kontroll, këta njerëz që interesohet për komunitetin e tyre shpresojnë të kthehen në punët e tyre të zakonshme. Por ndërkohë ata po luajnë rolin e tyre për të ndihmuar në mbrojtjen e bashkëatdhetarëve kundër virusit vdekjeprurës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *