Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha qeveritarëve të hënën t’i ashpërsojnë masat kundër protestuesve të dhunshëm në SHBA.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Duhet t’i ‘mbizotëroni’ ata ose do të dukeni si budallenjë”, u tha Trump, qeveritarëve në një telefonatë të siguruar nga CNN.
Sipas mediave të huaja, presidenti amerikan e karakterizoi si një menaxhim të dobët ndaj situatës.

Ai theksoi se dhuna po nxitet nga forcat e të “majtës radikale”.
Trump u tha udhëheqësve se ishte përgjegjësia e tyre, dhe jo e tij, që të veprojnë ashpër ndaj trazirave të vazhdueshme.
“Nëse nuk e ndaloni do të përkeqësohet më shumë situata”, u shpreh Presidenti Trump.
“Kjo ndodhi pasi nuk jeni treguar të kujdesshëm, dhe shumica prej jush jeni të dobët”, theksoi ai.
Ndryshe protestat e dhunshme kanë vazhduar për disa ditë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e vdekjes së George Floyd në Minneapolis, qafa e të cilit u shtyp nga një oficer policie me gjurin e tij, pas së cilës Floyd edhe vdiq.




