Ish-Sekretari për Çështjet e Brendshme në Britaninë e Madhe dhe lider i Torëve, Lordi Howard, ka kërkuar rishikimin e Aktit për të Drejtat e Njeriut, që u propozua nga Tony Blair, pasi sipas tij ai ka provokuar një transferim të pushtetit nga Parlamenti te gjykatat dhe ka sjellë një ndryshim në kulturën juridike.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Gazeta “The Telegraph” citon personalitetin në fjalë të jetë shprehur pas publikimit të një raporti nga Policy Exchange që listonte 25 raste të minimit të të drejtave të viktimave dhe në të cilat janë parandaluar mundësitë e qeverisë për të ndihmuar njerëzit. I njëjti akt vendos kufizime edhe në lirinë e shtypit, diçka që më parë sipas Hoëard kjo do të ishte e pamundur.

Diskutimit i është bashkuar edhe Lord Wolfson, që cilësohet si Prokurori i Përgjithshëm në hije i konservatorëve, ish-ministër i Drejtësisë që është shprehur i hapur për rishikimin e tij.

Komentet vijnë në një kontekst të përgjitshëm politik që po sheh në fakt një shndërrim të demokracive parlamentare në shtojca të një fryme çezarizmi që po bëhet sunduese edhe në Perëndim. Ndonëse ky nuk është rasti për Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo po ashtu:  Programi Botëror i Ushqimit nderohet me Nobelin e Paqes
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com