Pyetja që mundon njerëzit së fundmi është: “Kur do të mbarojë e gjithë kjo?” Askush në botë nuk di të japë me siguri një përgjigje të tillë dhe gjithçka mund të bëhet është të ndiqet vijueshmëria e virusit.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në programin “Kjo Javë”, në News 24 deklaroi se efikasiteti i masave të marra do të shihet në javën që vjen.

“Masat shtrënguese janë një eksperiencë e provuar, ato duken pas 2 javësh. Java që vjen do të na tregojë efikasitetin e tyre, por unë them është mënyra më e mirë për ta parandaluar virusin.

Java që po lëmë pas na tregoi atë që ndodhi, pra shtim të rasteve në fillim të javës.

Pra kush e mori virusin i zhvilloi shenjat dhe pasi u vendosën masat u pengua mundësia e transmetimit.

Ata që e kanë marrë dhe janë brenda do kenë shenja në 14 ditët e ardhshme”- u shpreh ajo.

Ndërkohë që rezultatet e masave shtrënguese do të duken më mirë javën e ardhshme, në bazë të numrit të të infektuarëve, Rakacolli shtoi se asnjë prej të shëruarëve nga Covid-19, nuk ka qenë në terapi intensive.

Lexo po ashtu:  Analistja amerikane: Vuçiq në hapat e Putinit, po e mashtron Perëndimin

“Personat që vuajnë nga sëmundje kronike si diabeti, mushkeria, i kanë organet funksionale të vuajtura, dhe bën që edhe një virus ti prekë më shumë, pra bien në gjendje me të rëndë se dikush pa këto sëmundje.

Një medikamet që të luftojë tëresisht koronavirusin nuk ka, por përdoren disa medikamente që neutralizojnë substancat që lëshon në trup ky virus”- përfundoi ajo.

Deri më tani, në vendin tonë kanë humbur jetën 10 persona nga koronavirusi dhe 197 të tjerë janë të infektuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *