Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Një mjek që ishte në krye të luftës kundër epidemisë së koronavirusit në veri të Italisë, ka vdekur sot pas infektimit nga sëmundja.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

67 vjeçari Roberto Stella, pësoi dështim në rrugët respiratore pas diagnostikimit me sëmundjen ne Como, njoftoi Federata Italiane e Mjekëve.

Sekretari i saj Silvestro Scotti tha në një deklaratë “Ai ishte një shembull i aftësisë dhe punës së rëndë të doktorëve të familjes. Vdekja e tij përfaqëson përpjekjen e dëshpëruar të të gjithë kolegëve që sot nuk janë të pajisur me mbrojtjen e nevojshme indivuduale”.

Numri i viktimave të koronavirusit të ri në Itali i ka kaluar 1000, teksa pasojat ekonomike o ndjehen në vend me bllokimin e plotë të vendit dhe bursës së Milanos. Epidemia është ende në rritje të pandalur dhe qeveria ka marrë masa të ashpra izolimi për përmbajtjen e saj.

Lexo po ashtu:  Zjarri masiv në Himarë, digjen shtatë banesa dhe evakuohen banorë e turistë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *