Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar broshurën me listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, e ku janë fshirë numrat e kandidatëve, të cilëve u është mohuar kandidimi.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara broshura këtë vit ka disa specifika më ndryshe pasi disa parti për shkak të vendimit të KQZ-së do të garojnë në zgjedhje me më pak kandidatë.

Në listat e publikuara nga KQZ, vërehet mungesa e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, derisa lista e Vetëvendosjes fillon nga numri 2 me Vjosa Osmanin. Nga lista e LVV-së është larguar edhe Bajram Mavriqi me numër 31, përcjell Telegrafi.

Nga lista e AAK-së vërehet mungesa e kandidatit me numër 20 që ishte Gani Dreshaj, derisa te NISMA vërehet mungesa e numrit 10 që ishte Vesel Krasniqi.

Broshura u miratua me 8 vota për do të jetë pa numra rendorë dhe me zbrazëtira në kolona, e që u kundërshtua nga anëtarët e LVV-së.

Anëtarët e LVV-së kishin kërkuar që broshura të miratohet pa ndryshime, propozim ky që mori vetëm dy vota për dhe 8 abstenime.

Lexo po ashtu:  Ekspertët ngrenë alarmin për lidhjen e trurit me kompjuterin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *