Kryebashkiaku i Selanikut ka marrë pjesë në tubimin që po mbahet në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri. Ai, ndër tjera, shpërfaqi botën e tij fashiste ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë:

“KËTO TROJE JANË TË MBUSHURA ME DASHURI PËR HELENIZMIN”

Në deklaratën e tij, kryebashkiaku tha se “Përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane”.

“Qëndroj këtu para jush dhe ul kokën me respekt, guximin dhe luftën për të mos pranuar asgjë me pak se vetëm lirinë. Këtë betejë do e kemi së bashku për sa kohë dhe kudo që të jetë e nevojshme. Sjell zërin e Selanikut, që gjithmonë ishte qendër helenizmi në Ballkan në Mesdhe, është atdheu i refugjatëve dhe një fanar i drejtësisë. Përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane”, tha ai.

Lexo po ashtu:  KUKU, KUKU, KUKU PËR NE ! Prizren: Raportohet për një polic të vrarë dhe dy të plagosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *