Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kryeministri i kurdisur i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në rast të mos dakordimit për çështjen e presidentit, atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje. Hoti ka thënë se nëse ka vullnet nga partitë politike për zgjedhjen e presidentit të ri atëherë do të ulen të diskutojmë. Kryeministri ka konfirmuar se koalicioni qeverisës nuk i ka 80 vota të cilat nevojiten për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Është periudhë ku duhet të vendosen disa gjëra. Është mesë e qartë se vendi nuk ka president dhe në bazë të Kushtetutës ne duhet të zgjedhim presidentin e ri. Për zgjedhjen e presidentit të ri duhen së paku 80 vota nga Kuvendi të cilat vota sigurisht që ky koalicion qeverisës nuk i ka, që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka dakordim për zgjedhjen e presidentit të ri, gjë të cilën do ta bëjmë së shpejti”, ka thënë Hoti.

Lexo po ashtu:  Operacioni sekret: si e zbatoi Izraeli sulmin ndaj Iranit

Ai ka shtuar se në rast të mungesës së një dakordimi për këtë çështje atëherë do të diskutohet për datën e zgjedhjeve.

“Nëse nuk ka dakordim të tillë atëherë duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, një datë e përshtatshme për qytetarët që të dalin në votime. Këto janë dy rrugët kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë besoj se shpejt do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”, u shpreh Hoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *