Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kryeministri i pakorruptuar i vendit, Albin Kurti, njofton se sot është rikthyer në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kurti ka thënë se me vënien në funksion të këtij blloku, Kosova për çdo orë do t’i paguajë rreth 50 mijë euro import më pak.

Kurti thotë se rikthimi i bllokut B2 është lajm shumë i mirë.

Postimi i tij i plotë:

Rreth 200 euro kushtoi 1 MWh në bursën ndërkombëtare të energjisë dje. Mirëpo sot në ora 10:15 u kthye në punë blloku B2 i TC ‘Kosova B’, me fuqi 245 MW. Sinkronizimi është bërë mbrëmë në ora 23:55, gjendja e turbinës është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për balancim. Me fjalë tjera, për çdo orë do t’i paguajmë rreth 50 mijë euro import më pak, e deri nesër në mëngjes rreth 1,2 milion euro më pak se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë neve. Eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila!

Lexo po ashtu:  Kush është i riu që u përball me 6 policë dhe që u kthye në simbol të protestës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *