Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një takim ka pritur kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i shoqëruar nga sekretari gjeneral Arben Taravari dhe përfaqësues tjerë, informon INA.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareNë këtë takim, Sela ka uruar kryeministrin Kurti për detyrën duke i dëshiruar sukses në realizimin e objektivave qeverisëse.
Në takim është biseduar edhe për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Lidhur me takimin në fb ka bërë një postim sekretari i ASH-së.

“Me njeriun i cili bëri Revolucion në politikë, me njeriun që luftoi dhe triumfoi mbi të keqen, me Kryeministrin Albin Kurti … për të triumfuar edhe në 12 prill në Maqedoni!”, ka shkruar Taravari.
