Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar partitë opozitare për fjalime të dobëta përgjatë seancës ku pritet të themelohen institucionet e reja të Republikës së Kosovës e të zgjidhet Albin Kurti  kryeministër.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Ish-bashkëpartiaku i Kurtit ka thënë se fjalimet e PDK’së, AAK’së e NISMA’s kanë qenë të dobëta e plotë inat.

Sipas tij për një nuancë më mirë kanë qenë kritikat rreth buxhetit.

Hapësirë e sponsorizuar

“Fjalime të dobëta opozitare përveç atyre ku u vë në pikëpyetje mundësia buxhetore e programit qeverisës. Tjerat po duken inate dhe siklet”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se “Ka nevojë për opozitë përmbajtjesore”, ka përfunduar tutje kreu i Prishtinës.

Shpend Ahmetit si kryetar i Prishtinës do t’i bie të bashkëpunojë me Albin Kurti si kryeministër për dy vitet e ardhshme deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lexo po ashtu:  Konjufca: Asnjë fuqi s’mund të ndryshojë pro-amerikanizmin e rrënjosur në vlerat e shqiptarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com