Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me drejtorin e Arsimit, kanë shpërndarë dhurata (prodhime serbe) në çerdhe të fëmijëve “Nëna Zahide, qe eshte pjese e shkolles “Shaban Jashari”, në Skenderaj për nxënësit me rastin e festave të fundvitit.

Megjithatë dhuratat që i kanë shpërndarë kryetari Nura janë prodhime serbe. Fjala është për kompaninë serbe, “Pioneri”.

“Shpërndarja e dhuratave në prag të festave të fundvitit, në prag të festës së Vitit të Ri nga kryetari i Komunës se Skenderaj, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, për të gjithë fëmijet e institucionit parashkollor ‘Nëna Zahide”‘ dhe nxënësit e klasës së bashkëngjitur në Shkollën ‘Shaban Jashari’ në qytet”, thuhej në njoftimin e Komunës të postuar të premten në Facebook, i cili më vonë është fshirë.

Nëna Zahide është nëna e komandantit, Adem Jashari dhe bashkeshorja e Shaban Jasharit.

Skandali i Komunës se udhëhequr nga Fadil Nura, peshon shumë rëndë kur dihet se ku janë shpërndare dhuratat – në çerdhe të fëmijëve që mbanë emrin e nënës së komandantit që dha jetën për pavarësinë e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Kjo është arsyeja kryesore që e nxiti debatin e ashpër deri në përleshje fizike mes Abazit e Molliqajt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *