Kufoma e një gruaje është gjetur në sallën e të vdekurve të spitalit të Scafati, në Salerno të Italisë, e mbuluar me milingona.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ishin familjarët e 61-vjeçares, ata që bënë denoncimin në polici, duke bërë që të nisin hetimet.
Prokurorja Federica Lo Conte, deklaroi se lidhur me rastin janë sekuestruar kartelat klinike.

Familjarët e gruas kur shkuan në morg, panë se kufoma ishte mbuluar me milingona, duke njoftuar policinë.
Zbulimi u bë këtë të martë, ndërkohë që në vijim gruas do ti bëhet autopsia, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e vdekjes.




