Më 6 gusht 1908 lindi në Eskishehir, Turqi, akademiku i shquar Eqrem Çabej. Studimet fillore i kreu në Gjirokastër. Më pas kreu shkollën e mesme në Klagenfurt dhe, pasi braktisi fakultetin e mjekësisë në Romë, u regjistrua në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Gracit, e më pas në Universitetin e Vjenës, në Austri, ku dhe përfundoi studimet.

Me kthimin e tij në Shqipëri dha mësim në gjimnazin e Shkodrës, në Shkollën Normale të Elbasanit, në Liceun e Tiranës, si dhe punoi për një kohë të shkurtër në Ministrinë e Arsimit. Më 1940 filloi punën ambicioze dhe fort të vyer për hartimin e Atlasit Gjuhësor të shqipes. Pas Luftës II Botërore ishte anëtar i Institutit të Shkencave e më pas pedagog në Universitetin e Tiranës dhe anëtar themelues e akademik në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Çabej ka kryer studime në fushë të leksikologjisë, gjuhësisë historike të shqipes, dialektologjisë, etimologjisë, etj. Është autor i botimit kritik dhe faksimile të “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe autor i Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe.

Lexo po ashtu:  Serbia kriminale në Kosovë: 931 trupa të shqiptarëve u gjetën në varreza masive në Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *