Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Gëzim Mekuli,
njohës i shkencave të mediave dhe retorikës

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Propaganda është një formë komunikimi që përdoret për të ndikuar, manipuluar ose bindur opinionin publik drejt një qëllimi të caktuar politik, ideologjik ose ushtarak, shpesh duke përdorur informacione të shtrembëruara apo të rreme. (Shiko mediat shqipe!)

Për të nxitur një popull në luftë përmes propagandës, pushtetet ose liderët partiak përdorin disa mekanizma psikologjikë dhe teknikë komunikimi:

1. Krijimi i armikut të përbashkët (Demonizimi)
Paraqitja e palës tjetër si një kërcënim ekzistencial, çnjerëzor ose i keq absolut. Përdorimi i stereotipeve për të fajësuar të gjithë për vepra të caktuara. (Shiko se si shkruajnë dhe flasin mediat shqipe kundër Qeverisë Kurti!)

2. Apeli te frika dhe pasiguria
Përhapja e frikës se, nëse nuk luftohet menjëherë, kombi do të shkatërrohet, robërohet ose do të humbasë gjithçka. Përdorimi i skenarëve më të zinj për të detyruar popullin të pranojnë luftën si të vetmen mbrojtje. (Shiko se si po e paraqesin 16 shtatorin!)

Lexo po ashtu:  ‘Kemi shtuar pasuritë materiale por kemi pakësuar vlerat morale’

3. Lojërat me krenarinë kombëtare dhe patriotizmin
Përdorimi i simboleve, historisë dhe heronjve për të zgjuar ndjenja të forta detyrimi ndaj atdheut. Lidhja e nderit personal dhe kombëtar me pjesëmarrjen në konflikt, duke e paraqitur dorëzimin apo paqen si tradhti. (Shikoni se si (keq)përdoret flamuri ynë kombëtar kuq e zi dhe simboli i UÇK-së!)

4. Dezinformimi dhe kontrolli i informacionit
Cenzura e zërave kundërshtues ose paqësorë në media. Shpërndarja e lajmeve të rreme ose ngjarjeve të ekzagjeruara për të arsyetuar sulmin ose mbrojtjen p.sh., pretendimi se po sulmohesh i pari nga dikushi dhe se ai është rreziku ynë dhe atë duhet shkatërruar me secilin mjet. (Dëgjo se si shkruajnë dhe flasin mediat ndaj Qeverisë Kurti, duke e anshkaluar, shpesh, Serbinë dhe gjenocidin serb!)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com