Nga prof. Ilmi Rexhepi

Nga gramatika e lehtësuar: Kush do që të rregullojë vetë fjalën e vet, le të mësojë kur shkruhet “vetë” e kur “vet”!

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Nëse bëhet fjalë për pronë, që dikush a diçka dikujt a diçkaje i përket, mos vër -ë dhe shkruaj “vet”:

Agimi shkoi në shtëpinë e vet. Mësuesja bëri punën e vet…

Në këto raste përemri “i (e) vet” quhet përemër pronor.

Po nëse për pronë nuk bëhet fjalë aty, vër -ë!

Ai erdhi vetë. Vetë ajo më tha…

Në këto raste fjala “vetë” nuk është përemër pronor.

Nëse e do rregullën edhe më lehtë, shihe a ka nyjë përpara kjo “vet”!

Nëse ka përpara nyjën  i/e/ të/së), mos i vër mbrapa -ë!

E mbajti fjalën e vet.

Po nëse përpara nuk ka nyjën i/e/të/së, qitja në fund një -ë!

Erdhi vetë.

Lexo po ashtu:  Për të patur vetulla të bukura, disa këshilla!

Pra, kjo “vet” ose ka nyjën i/e/të/së përpara, ose -ë në fund, por të dyja nuk i bëhen bashkë kurrë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com