Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria sot është në ditën e 50 të saj dhe për këtë periudhë është krenar me këtë kabinet qeveritar dhe me të arriturat e tij.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareKurti bëri një rezyme të punës së Qeverisë për këto 50 ditë.
Ai tha se qysh në fillim të punës i ka përgjysmuar pagat e kabinetit qeveritar, por jo edhe pagat në sistemin e drejtësisë.

“Dëshiruam të sjellim etikë në politikë”, tha ai.
Kurti përmendi edhe shkarkimin e koordinatorëve, që i quajti të panevojshëm, shkarkimin e bordeve, etj.
