Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Diturije Deliun, e cila ndërroi jetë teksa po dërgohej në spitalin ushtarak të UÇK-së, kur edhe mbijetoi nga masakra e 26 shtatorit 1998.

Shqiptarja Diturije Deliu do të festonte sivjet ditëlindjen e 25-të, derisa sipas Kurtit, Diturija është foshnja që fle përjetësisht, njësoj do të jetë edhe kujtimi për të.

Postimi i plotë:

“Diturije Deliu do të festonte sivjet ditëlindjen e 25-të.

Ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998. I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes.

Ajo u gjetë e gjallë. Fshehur nën trupin e nënës Lumnije. Nënës mburojë.

E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së.

I kishte vetëm 95 ditë.

Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore.

I përjetshëm është kujtimi për të.

Lexo po ashtu:  Francezët para 200 vitesh mësonin për shqiptarët që në abetare

Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë”, shkruan Kurti.