Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka pritur sot në takim në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një konferencë për media për gazetarët pas takimit, kryeministri Kurti kërkoi nga Gjermania që të shtyjë para liberalizimin e vizave.

“Edhe dy muaj bëhen katër vite prej se Komisioni Evropian e ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. Është koha të thuhet se mjaft është mjaft. Kjo çështje duhet të vendoset në Këshillin e BE-së pasi Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë, dhe është radhe që edhe BE të kryej detyrat e saj”, tha ai.

Kurti tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe partneritet me NATO-n ku llogaritet në ndihmën e Gjermanisë.

Ai ka thënë se mbështesin Procesin e Berlinit, derisa Kosova refuzon iniciativa tjera paralele.

Kurti ka thënë se Kosova është proaktive në dialogun me Serbinë.

“Dialogu duhet të jetë i bazuar në njohje reciproke. Njohje reciproke duhet të jetë në qendër e jo në fund të procesit”, derklaroi tutje Kurti.

Lexo po ashtu:  Një barnatore në Kosovë pritet të shpërndajë 20 mijë maska falas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *