Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit senatoren amerikane Joni Ernst, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kurti ka thënë se Ernst është një nga mbështetëset e mëdha të Kosovës dhe një prej avokueseve më të zëshme të vendit në Kongresin amerikan.

“Pas takimit që patëm në shtator të vitit të kaluar në Washington DC pata kënaqësinë të pres në Zyrën e Kryeministrit senatoren Joni Ernst, një nga miket e mëdha të Republikës dhe avokueset më të zëshme të Kosovës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për progresin e Kosovës në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e situatës së brendshme të sigurisë.

Lexo po ashtu:  Gazetaria është profesion intelektual, e jo aksidental


Një nga temat kryesore ka qenë edhe prania ushtarake amerikane në Kosovë. Kurti ka deklaruar se Kampi Bondsteel duhet të shndërrohet në një prezencë të përhershme ushtarake amerikane.

“Kampi Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë të përhershme ushtarake në Republikën tonë. Një prezencë e tillë do të shërbente si garantuese për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon, si dhe një bazë strategjike për operacionet e NATO-s në Evropën Juglindore”, ka deklaruar Kurti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com