Fronti opozitarë në Kosovë karshi qeverisë së udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pritet t’i bashkërendojë hapat dhe të bashkëpunojë. Kështu ka lënë të nënkuptohet ishkryeministri tash pas asnjë post shtetëror, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Kurti ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është përgjegjëse për kapjen e shtetit, prandaj nuk do të bashkëpunojnë me të.

“Kosova është shtet i kapur dhe kapja e shtetit nuk është abstrakte ëshë konkrete. Këtë kapje të shtetit e ka bërë PDK-ja jo secili anëtar, por udhëheqja e saj. Dhe ne filluam që ta çkapim shtetin nga këta shpërdorues dhe mund të them që për 4 muaj nuk kemi bërë pak. Prandaj, përderisa ekziston shteti i kapur i Kosovës, ne nuk do të mund të bashkëpunojmë me këtë parti e cila shtiret se është në opozitë. Sepse në fakt është në pushtet edhe kur s’duhet se është.”, deklaron ai, transmeton Zëri.

Lexo po ashtu:  Shqipëria ndien se Lëvizja ua ka fituar zemrën shqiptarëve kudo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *