Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Paris.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.

“Diskutuam përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Kryeministri i Kosovës.

Hapësirë e sponsorizuar

Ai tutje ka thënë se ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO – si objektiva kryesore strategjike.

Lexo po ashtu:  Kurti dhe Hovenier nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com