Shkrimi më i vjetër i njohur daton më shumë se 5000 vjet në Mesopotaminë e lashtë, atje ku ndodhet sot Iraku. Por kush ka qenë shkrimtari i parë i njohur me emër? Zbulimet arkeologjike kanë zbuluar se shkrimi më i hershëm i njohur është shpikur rreth vitit 3400 Para Krishtit në një zonë të lashtë Mesopotamiane të njohur si Sumer, afër Gjirit Persik.
Ky shkrim, i njohur si kuneiform, mori formën e shenjave në formë pyke, të bëra nëpërmjet një mjeti të mprehtë në argjilën e lagësht. Shumë njerëz mund të citojnë emrat e lashtësisëgreke si poetin epik Homeri, poeteshën lirike Safo apo historianin Herodot.
Megjithatë, një mijë e ca vite para këtyre figurave ishte princesha, priftëresha dhe poetja e njohur Enheduana thotë Erhan Tamur, kurator në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. “Ajo është autorja e parë që ne e njohim me emër, dhe të cilën mund ta lidhim me një tekst ekzistues. Për pjesën më të madhe të letërsisë mesopotamiane, ne nuk i dimë autorët. Por ajo është një përjashtim”-thotë Benxhamin Foster, asiriolog në Universitetin e Jeilit.
Enheduana ishte e bija e mbretit akadian Sargon, që jetoi nga viti 2334 deri në vitin 2279 Para Krishtit, thotë Tamur, që është bashkë–kurator i një ekspozite rreth Enheduanas me titull “Enheduana dhe gratë e Mesopotamisë në vitet 3400-2000 Para Krishtit” e hapur në tetor në Bibliotekën dhe Muzeun Morgan në Nju Jork, dhe që do të zgjasë deri në shkurtin e vitit tëardhshëm.
Rreth vitit 2300 para Krishtit, Sargoni bashkoi shumicën e Mesopotamisë nën sundimin e tij kur kultura akadiane e Mesopotamisë Veriore pushtoi sumerët e Mesopotamisë Jugore. Kjo hapi rrugën krijimit të Perandorisë Akadiane, perandorinë e parë në botë, apo koleksionit tështeteve nën një autoritet të vetëm, vuri në dukje Tamur.
Sargoni emëroi vajzën e tij si kryepriftëreshë të perëndisë sumeriane të Hënës, Nana, në qytetin sumerian Ur, si pjesë e përpjekjeve të tij për të konsoliduar perandorinë e tij të re. Kur mori këtë rol, ajo mori emrin Enheduana, që në sumerisht do të thotë “priftëreshë e lartë, stoli e parajsës” thotë Tamur.
Si kryepriftëreshë e perëndisë së Hënës dhe përfaqësuese e babait të saj në Ur “ajo ishte qartazi një figurë shumë e rëndësishme në qytetin Ur, dhe pavarësisht këtyre përgjegjësive, ajo shkroi edh poezi”shton më tej eksperti.
Bota moderne mësoi për herë të parë mbi Enheduanën nga mbetjet e një disku prej alabastri të zbuluar në vitin 1927 gjatë gërmimeve të arkeologut britanik Sër Leonard Uollej në Ur.Disku që ruhet sot në “Muzeun e Filadelfias në SHBA, përshkruan imazhin e Enheduanës në pjesën e përparme dhe e identifikon atë me emër në anën e pasme, ndërsa ajo i kushton një poezi perëndeshës sumeriane Inana, vajzës së Nanas, në tempullin e saj.
Disa nga poezitë e Enheduanës nderojnë Nanën. Megjithatë, priftëresha ishte shumë më e fokusuar pas Inanës, shtëpia e së cilës ishte ylli i mëngjesit dhe i mbrëmjes, ose Venusi, sipas ekspertes Beti De Shong Medor, autore e përkthimit në anglisht të poezive të Enheduanas.
Në poezitë e saj, Inana barazohej me homologen e saj akadiane, Ishtar, perëndeshën e dashurisë dhe luftës. “Në shkrimet e priftëreshës, Inana është edhe e ashpër dhe mizore, por edhe dashur dhe e sjellshme, e aftë si për shkatërrim ashtu edhe për bujari”- vë në dukje Medor.
Poezitë e Enheduanas ishin të pasura me detaje autobiografike, si lufta e saj kundër Lugalanes, që ishte me shumë gjasa mbreti i Ur, i cili u përpoq ta largonte me forcë
nga detyra. “Enheduana është shkrimtarja e parë që njohim, e cila ka përfshirë detaje autobiografike në veprën e saj. Përveç kësaj, ajo është autorja e parë që na tregon diçka se
si i ka krijuar poezitë. Ajo e krahason aktin e krijimit letrar me lindjen e fëmijës, përdorimi i parë i njohur i kësaj metafore, që do të mbetet në përdorim për mijëvjeçarë në letërsinë botërore”- thotë Tamur.