Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, të parashtruara nga deputeti Arian Tahiri dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesat e parashtruara nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Gjykata ka vendosur njëzëri që kërkesat të deklarohen të pranueshme, ndërsa ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë.

Sipas vendimit, kalimi i këtij afati ka pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, kur posti është vakant, si dhe për zgjedhjen e Qeverisë.

Kushtetuesja ka konstatuar gjithashtu se deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, në pajtim me Kushtetutën.

Lexo po ashtu:  Rashiq me mesazh në gjuhën shqipe: Ta heqim qafe këtë monstrum politik të quajtur Lista Serbe

Sa i përket Qeverisë, Gjykata ka konstatuar se vendimi i 13 shtatorit 2026 për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës, i cili rregullon zgjedhjen e Qeverisë.

Në vendim është përcaktuar edhe afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Gjykata ka konstatuar se afati 60-ditor ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Gjykata ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata ka bërë të ditur se teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve dhe do të publikohet edhe në Gazetën Zyrtare.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com