Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Seanca publike në Gjykatën e Apelit pas ankesave të të akuzuarve të rastit “Lagja e Trimave” ka vazhduar vetëm me tre të akuzuar pasi të tjerët vullnetarisht e kanë lëshuar seancën.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Seanca publike ka filluar me tensione pasi një pjesë e të akuzuarve kanë kërkuar të braktisin seancën, pasi siç kanë thënë në gjuhën shqipe “nuk e njohin këtë gjyq dhe se kërkojnë hetim ndërkombëtarë”. Krahas paralajmërimeve të kryetares së Trupit gjykues, gjykatëses Cvetanka Periq të pranishmit të sillet me respekt dhe të mos prishin rendin e gjyqit pasi në të kundërtën do të largohen, “të gjithë të akuzuarit madje u ngritën për të dhënë një minutë heshtje në shenjë respekti ndaj gjithë të rënëve në aksion”.

Lexo po ashtu:  A do të mbetet anglishtja gjuha zyrtare e BE-së pas ikjes së Britanisë?!

“Nuk duam avokatët të flasin në emrin tonë, ne do të flasim për veten. Nuk e pranojmë këtë gjyq dhe kërkojmë hetim ndërkombëtar”, kanë porositur në gjuhën shqipe një pjesë e të akuzuarve.

Gjykata në fillim të seancës ka konstatuar se para largimit, një nga të akuzuarit, gjykatës i ka dorëzuar parashtresë në gjuhën shqipe që më parë tentoi edhe ta lexojë, por nuk i është lejuar. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *