Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se forcat e Kremlinit nuk do të ndalojnë operacionin e tyre ushtarak në Ukrainë, deri në raundin e ardhshëm të bisedimeve të paqes midis dy vendeve.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, Lavrov tha se qëndrimi i Moskës nga negociatat e fundit me Kievin ka ndryshuar.
“Ukraina ka bërë një kthesë 180 gradë , por ne jemi të durueshëm dhe këmbëngulës dhe nuk do ta ndalim luftën deri në takimin e ardhshëm,” tha Lavrov.

Ai tha se nuk shihte asnjë arsye për të ndaluar bisedimet me Ukrainën, por këmbënguli se Moska nuk do të ndalojë operacionin e saj ushtarak deri në momentin kur palët të mblidhen përsëri.
Politika perëndimore kundër Rusisë është e hidhur dhe po evoluon “me një ritëm të furishëm”, vazhdoi Lavrov, duke komentuar vendosjen e sanksioneve ndaj vendit të tij.
“Kjo është një politikë që pasqyron zemërimin dhe përmbysja e Bashkimit Evropian dhe Perëndimit është shumë serioze, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara,” tha Lavrov.




