George Soros është një figurë kontroverse me famë globale, i lëvduar nga njëra anë për punën e tij filantropike me Fondacionin “Shoqëri e Hapur” dhe i anatemuar nga ana tjetër si një “oktapod” që përmes ndikimit të tij ekspasionist nëpër botë, dobëson demokracitë, zhvlerëson nocionin e nacionalizmit dhe rreket për të imponuar qasje mbikombëtare.

I tillë është përshkruar edhe në Shqipëri, ku bazuar nga fakti se pothuaj dy duzina të instituteve, lëvizjeve apo organizatave që operojnë në shoqërinë tonë, të cilat promovojnë vlerat referenciale të demokracive të shëndetshme, financohen nga fondet e disponuara prej Soros, duke ngritur dyshime në kufi të teorive konspirative se manjati në fjalë kontrollon politikën shqiptare.

Le të ndalemi tek disa prej organizatave që kanë përftuar para nga Soros (lista më poshtë), një pjesë e konsiderueshme e të cilave vijon të realizojë projekte falë Fondacionit “Shoqëri e Hapur”.

1. ” Lëvizja Europiane në Shqipëri,
2. “Qendra për studime parlamentare”,
3. Lëvizja “Mjaft”,
4. Partnerët e Shqipërisë,
5. Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim,
6. Këshilli Zgjedhor i Shqipërisë “Respublika”,
7. Instituti i mediave shqiptare,
8. Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare,
9. Instituti shqiptar për studime bashkëkohore,
10. Komiteti shqiptar i Helsinkit,
11. Aleanca gjinore për zhvillim,
12. Shoqata “Refleksione”,
13. Shoqata për popullsinë dhe zhvillimin,
14. BIRN Albania,
15. Open Data Albania,
16. Open Spending Albania
17. Qendra për përparimin e zhvillimit njerëzor (CUCHR).
18. Platforma shqiptare për avokim të politikave,
19. “Transparency International”- Shqipëri,
20. Instituti “Agenda”,
21. Instituti për menaxhim Lindje-Perëndim.
22. Organizata “Lëviz Albania”
23. Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
24. Shoqata “Fëmijët janë e ardhmja”
25. “Instituti për Studime Politike”
26. “Porta vendore”
27. “Dhoma Zgjedhore”
28. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes

Lexo po ashtu:  Kancelari gjerman: Jemi të angazhuar për liberalizim të vizave për Kosovën

Mirëpo, multi-miliarderi pretendohet se ka krijuar në vendin tonë një bazë të qendrueshme edhe përmes kryeministri Edi Rama, i cili gëzon përkrahjen e hapët të tij. Kanë qenë të shumta akuzat se Soros mban në kthetra politikën shqiptare, liderët e partive, institucionet e drejtësisë, për devijimin e rrugës së reformave sipas interesave të fondacionit. Soros është parë jo pak herë të takohet me krerët e shtetit, madje edhe në darka miqësore.

Mbas rënies së murit të Berlinit, ai krijoi Universitetin Evropian Qendror, ku kanë studiar si bursantë disa politikanë shqiptarë. Etja për pushtet e Soros u shtua në vitin 2000, ku zgjeroi fushat e influencës përmes financimeve, me marrjen në “patronazh” të “përmirësimit të qeverisjes” dhe “integrimin në BE”. Në vitin 2013 Soros themeloi edhe Fondin e Menaxhimit, nga i cili akumuloi një shumë prej 13.3 miliardë $. Miliarderi vizitoi për herë të parë Shqipërinë në 2005, në kohën e qeverisë Berisha, kur erdhi në Tiranë me misionin për të nxitur qeverinë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekomoniko-social të romëve. Në këtë vizitë u takua me krerët e shtetit dhe kryetarin e atëhershëm Bashkisë së Tiranës, shefin e qeverisë së sotme, i cili i akordoi titullin “Qytetar Nderi”. Ndërsa, Soros erdhi për herë të dytë në Shqipëri në dhjetor të 2014-ës, ku pati një darkë tashmë me mikun e tij Rama.

Lexo po ashtu:  Anulohen në tërësi votat e partive boshnjake në shtatë komuna

Këtu vijmë tek një pikë e nxehtë debati rreth aktivitetit të Sorosit në Shqipëri. Duke qenë se shumica e projekteve që marrin këto fonde, kanë të bëjnë me qeverisjen, ligjet dhe institucionet shtetërore, si edhe afria e tij e pamohueshme me zyrtarin më të lartë të vendit, dyshimet e ngritura se përmes këtyre “tentakulave” Soros kontrollon konjukturat e politikës shqiptare, përligjen deri-diku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *