“Lufto si një femër! Sepse ti je e fuqishme në çdo lloj mënyre”.

“Mos kërko asnjëherë të pëlqehesh nga të gjithë, sepse kjo gjë do të bëjë të biesh në kompromise. Ji vetvetja, puno për veten”.

“Ji vajzë e fuqishme dhe pozitive. Ti mund ta fitosh këtë botë me trurin dhe sinqeritetin tënd”.

“Për të korrur sukses në jetë, duhet të gjesh diçka pas së cilës të kapesh, diçka që të të motivojë, diçka që të të frymëzojë”.

“Nëse mund ta ëndërrosh diçka, atëherë mund ta arrish. Mund të sigurosh çdo gjë që dëshiron në jetë, nëse i ndihmon mjaftueshëm njerëzit e tjerë për të arritur çfarë duan”.

“Shqetësimet janë një humbje totale e kohës. Nuk ndyshojnë asgjë, thjesht “vjedhin” lumturinë dhe të mbajnë të zënë duke mos bërë gjë”.

“Nuk mund të kesh një të nesërme të mirë, nëse nuk ndalon së menduari për të djeshmen”.

“Një femër e suksesshme është ajo që mund të ndërtojë një kompani me gurët që të tjerët kanë hedhur prej saj”.

Lexo po ashtu:  Vajzat e Kosovës të pandalshme/ Distria Krasniqi merr medalje në Kampionatin Botëror të Xhudos

“Mbaj mend gjithmonë se ti je e bukur, se ke vlera, se je e rëndësishme, je speciale, je unike, je e talentuar dhe e pazëvendësueshme”.

“Ki guxim dhe ëndërro gjëra të mëdha. Mos lejo asnjë që të të thyejë zemrën, dhe nëse dikush e bën, ji mjaftueshëm e fuqishme për t’i mbledhur gjithë copat bashkë për të vazhduar përpara”.

“Pjekuria është ajo që e bën moshimin më të artë se vetë ari. Fuqia e një femre të pjekur është e jashtëzakonshme dhe çdokush e adhuron atë”.

“Të tjerët mund ta lëndojnë një femër përkohësisht, por një femër e vërtetë si ti, do të dijë gjithmonë t’i mbledhë copëzat e thyera, ta rindërtojë veten dhe të rikthehet më e fuqishme se kurrë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *