Poezi nga Dritëro Agolli

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ju dua, të vegjël dhe ju të mëdhenj! 
Sikur të më derdhen të ligjtë përrenj, 
U thyej dhe qafën, i çoj mu në djall 
Me gotën përpara, me këngën me mall! 
Shpesh vuaj dhe dhëmbët kërcas domosdo, 
Po jeta është luftë dhe unë jam hero; 
Ndaj jam i shkujdesur, pa pare në xhep, 
As mbreti të drejtat s’m’i merr e s’m’i jep. 
Më shtyp zgjedhë e skamjes nga viti në vit, 
Por mbrëmjes me miqtë unë vitin e ndrit: 
Kur mbrrijmë qëllimin dhe gazi na djeg, 
Përse t’i kujtojmë ca ferra në shteg? 
Ç’të merrem me fatin, me kalin gërmuq? 
Pa hiqmu nga sytë, i poshtri thuthuq! 
Kur brenga dhe gazi trokasin në xham, 
U them: “Mirë se vini, një sofër e kam”

Lexo po ashtu:  Lëvizja e Apple në Shtator mund të acarojë shumë përdorues
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com