Për herë të parë në historinë e tij, këtë fundjavë muzeu hapi dyert gjatë gjithë natës, për të pritur vizitorët e ekspozitës kushtuar autorit të Xhokondës. Vetëm gjatë 21-23 shkurtit, 30000 vizitorë aritën të shijojnë veprat e shumta të gjeniut toskan.

Ka kaluar mesnata dhe para piramidës së Luvrit, një turmë vizitorësh shtyen të hynë në muze. Kjo fundjavë nokturne paraqet mundësinë e fundit për mijëra njerëz, për të admiruar ekspozitën më të madhe Leonardo da Vinçi, që është organizuar ndonjëherë. “Të thashë, se duhej të rezervonim”, – shprehen vizitorët në radhë.

Sa i përket pjesëmarrjes, ekspozita Leonardo Da Vinçi nuk ka asgjë për t’u parë me zili, për klubet e modës pariziane. Muzeu organizoi shfaqjet e tij të para në harkun kohor nga ora 21.00 deri në 8:30 në mëngjes, me rastin e mbylljes së ekspozitës që u hap më 24 tetor 2020, ku 30 000 vende u rezervuan nga 21 deri në 23 shkurt. Brenda tri orëve, të gjitha biletat ishin shitur në faqen e internetit. Për familjen Tadjuri, plotësohen kushtet e përsosura për të parë këtë ekspozitë unike: orari, pranimi falas, por mbi të gjitha atmosferën që muzeu ofron natën. “Atmosfera është e mbushur, mjaft e veçantë. Është ekskluzive”, – shprehet Cherifa, teksa sodit Betejën e Anghiarit.

“Ajo çfarë donim të bënim në këtë ekspozitë, ishte të mirëprisnim publikun”, shprehet presidenti i Luvrit, Jean-Luc Martinez. Një mënyrë për t’i bërë njerëzit të ndjehen si në shtëpinë e tyre”.

Lexo po ashtu:  Rita Ora me këngë të re

Ekspozita përfshinte 162 vepra të sjella së bashku pas dhjetë vitesh punë titanike, si dhe nga kërkesa këmbëngulëse për të huazuar vepra nga e gjithë bota, si pranë Mbretëreshës së Anglisë që huazoi 24 vizatime, nga Muzeu Britanik, Vatikani dhe Italia në veçanti. Pas negociatave midis vendeve dhe midis muzeve, Roma pranoi të huazojë disa vizatime, përfshi këtu edhe të famshmen Homme de Vitruve, një punë e brishtë e ruajtur në Galerinë e Akademisë në Venecie. Vetëm njëmbëdhjetë nga njëzet pikturat atribuar mjeshtrit arritën të ekspozohen. Gjithsesi, ato theksohen me mjeshtëri nga pjesa tjetër e veprave që i rrethojnë dhe ndihmojnë në shpjegimin e gjenezës së tyre.

Presidenti dhe drejtori i Louvre Jean-Luc Martinez siguroi se ekspozita do të jetë “më e rëndësishmja, për sa i përket pjesëmarrjes që muzeu ka njohur”. Në vitin 2019, muzeu i Luvrit mirëpriti 9.6 milionë vizitorë, 500000 më pak pranime se një vit më parë. Zyrtari nuk alarmohet, përkundrazi. “Kjo është vetëm hera e tretë në historinë e tij, që Luvri ka tejkaluar 9.5 milionë vizitorë”.

Lexo po ashtu:  Dua Lipa sot në skenën e Sanremo 2020 për të prezantuar albumin e ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *