Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareKur janë numëruar rreth 70 për qind e votave nga ambasadat dhe konsullatat, Lëvizja Vetëvendosje ka shkuar në 50 mandate, duke e zbritur Partinë Demokratike të Kosovës në 23 mandate.
Sipas rezultateve të deritanishme, LVV-ja ka siguruar 299 mijë e 526 vota ose 43.62 për qind të votave, që i përkthehen në 50 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 143 mijë e 770 vota apo 20.94 për qind, duke siguruar 23 mandate.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 117 mijë e 361 vota ose 17.09 për qind, që aktualisht i japin 19 ulëse parlamentare.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 49 mijë e 123 vota, apo 7.15 për qind, duke mbetur me tetë mandate.
Procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit është ende në zhvillim dhe rezultatet mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e plotë të numërimit.
